Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me presidentin izraelit tha se paraardhësit tanë mbrojtën hebrenjtë nga nazistët.
Rama u shpeh se Shqipëria sot është mbështetëse e armëpushimit në Lindjen e Mesme.
“Jemi shumë krenarë, që paraardhësit tanë qofshin myslimanë apo të krishterë kapërcyen çdo kufizim a paragjykim dhe mbrojtën hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Lidhja mes shqiptarëve dhe izraelitëve është një lidhje historike. Jemi e do jemi kundër antisemitizmi dhe kundër çdo shprehje intolerance a paragjykimi kundër hebrenjve.
Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme është shumë e rëndë dhe duhet të marrë fund sa më shpejt. Fitorja kundër terrorit është shumë më e vështirë nga se duket nga larg. Shqipëria ka qenë mbështetëse e armëpushimit, për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të nisur proces të ri, për të mirën e të gjithë njerëzve. Me siguri e ardhmja do jetë e një Izraeli më të fortë dhe një rajon më të paqtë e vizionar”, tha Rama.