Doktor Miron Çako, i ftuar në Fax News, në një bisedë në studio me gazetaren Armela Ferko ka folur për paradën e krenarisë e cila zhvillohet sot në Tiranë, nga komuniteti LGBTQI që del në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Çako thotë se është e gabuar mënyra sesi komuniteti kërkon të përhapë idenë mbi homoseksualitetin.
“Janë individë që me forcën e ligjit imponojnë një familje klasike natyrore, jo marrëdhënien burrë grua. Barazia e martesave bie ndesh se ndryshohet kodi jo vetëm civil, por ndryshon kodin e jetës, sepse çdo gje ka një fillesë. Njihet se familja ka ardhur nga një bashkim burrë e grua. Kodi civil i familjes njeh martesën burrë e grua.
Ku ndahen të drejtat e individit me çmimin që i bëhet familjes?
Marrëdhënia seksuale është e krijuar që të riprodhohet. Nëse lexojmë shkrimin e shenjtë, për çfarë dy njerëz duan të bashkohen? Çdo njeri i është lirë, por bie ndesh me qëllimin e krijimit të familjes, ky është kapërcim i të drejtave të njeriut. Duan të adoptojnë fëmijë. Por, fëmija lind nga burri e gruaja”, tha Çako në Fax News.