Ditën e shtunë, do të zhvillohet parada e LGBT-së në Tiranë. Ky tashmë si një ritual që bëhet çdo vit për të kërkuar të drejatat dhe mbështetjen ky komunitet. Duhet të sjellim në vëmendje që po në të njëjtën ditë edhe opozita do të zhvillojë protestën e saj kundër qeverisë Rama.
Kjo ngjarje është raportuar edhe nga “The Washington Post” e cila shkruan se organizatat e të drejtave të homoseksualëve në Shqipëri thonë se ata janë siguruar se ngjarja e tyre vjetore e krenarisë nuk do të pengohet ditën kur opozita gjithashtu ka planifikuar një protestë kombëtare.
“Organizatat të hënën thanë se opozita dhe Lulzim Basha i Partisë Demokratike i siguroi ata se nuk do të kishte “asnjë incident apo kërcënim” gjatë udhëtimit të tyre me biçikleta në Tiranë të shtunën. Ata do të fillojnë dy orë përpara tubimit të opozitës. Grupet e të drejtave të homoseksualëve planifikojnë të kalojnë pranë një çadre të ngritur në shkurt nga opozita, përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama për të bllokuar bulevardin. Opozita thotë se Rama do të manipulojë votimin në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.”, shkruan “The Washington Post”.
Më tej ajo thekson se Shqipëria miratoi një ligj kundër diskriminimit në vitin 2009 që nuk lejon martesat e të njëjtit seks.
“Ende ekziston homofobia e përhapur, por asnjë sjellje agresive kundër homoseksualëve nuk është raportuar deri tani”, përfundon The Washington Post. (J.V/Shuplaka)