00:01 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PARADOKSI me Forcat e Armatosura/ ”Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me gradë më të ulët nga vartësit e tij!”

12:45 | 04/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Fatkeqësisht nuk mendojmë as si PD as si Saimiri’’, Luan Rama deklaratë të fortë për Kavajën: Zgjedhja e kandidatit e njëanshme

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka folur sot në lidhje me gradat në Forcat e Armatosura të vendit. Sipas tij Shefi i Shatabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me gradë më të ulët nga vartësit e tij. Duke cituar edhe ligjin Rama thotë se kjo bie ndesh me të.

‘’ Shefit të sapo emëruar, pak ditë para emërimit, nga kolonel, ju dha grada Gjeneral brigade ose gjeneral me një yll. Me sa duket është ndjekur “parimi” ta bëjmë gjeneral për ta bërë shef shtabi e jo ta bëjmë shef shtabi pse është më i zoti e më i afti ndër gjeneralët!

Dhe për paradoks ndër vartësit e tij, ka edhe funksionarë të lartë ushtarakë që mbajnë gradën Gjeneral major apo gjeneral me dy yje, që është gradë ushtarake më të lartë në hierarkinë e gradave ushtarake nga ajo që ka aktualisht Shefi i Shtabit!”, shkruan ndër të tjera Luan Rama.

REAGIMI I LUAN RAMËS:

Paradokse me autoritetet e komandimit në Forcat e Armatosura!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me gradë më të ulët nga vartësit e tij!

Megjithëse në nenin 15, pika 2 të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë” thuhet shprehimisht se “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë dhe në hierarkinë e drejtimit e të komandimit strategjik në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në fakt e vërteta nuk është kështu!
Sepse, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nuk është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë!
Shefit të sapo emëruar, pak ditë para emërimit, nga kolonel, ju dha grada Gjeneral brigade ose gjeneral me një yll. Me sa duket është ndjekur “parimi” ta bëjmë gjeneral për ta bërë shef shtabi e jo ta bëjmë shef shtabi pse është më i zoti e më i afti ndër gjeneralët! Dhe për paradoks ndër vartësit e tij, ka edhe funksionarë të lartë ushtarakë që mbajnë gradën Gjeneral major apo gjeneral me dy yje, që është gradë ushtarake më të lartë në hierarkinë e gradave ushtarake nga ajo që ka aktualisht Shefi i Shtabit! 
Pra, në rastin konkret jemi në kundërshtim me nenin 15, pika 2 të ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”. Por njëkohësisht jemi në kundërshtim edhe me nenin 7, pika 1 (hierarkia ushtarake) të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ku thuhet shprehimisht: “hierarkia ushtarake përfshin rendin e gradave dhe të funksioneve”.
Paradoksi i rradhës, po jo i vetmi në morinë e paradokseve shqiptare në raport me ligjin dhe seriozitetin ne zbatimin e tij!

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Forcat e ArmatosuraLuan RamaUshtria
Pas

“20 familje shqiptare drejtojnë krimin në vend”, ç’thotë Balla për deklaratat e Lu-së

Para

”Rekorde kriminale në Itali”, Rakipi: PD-ja s’ka ç’bën dhe merret me mua, të hetojë kush të dojë

Para
Familja e 54-vjeçarit që u aksidentua nga deputeti Rakipi ndryshon qëndrim, ja ç’thotë

''Rekorde kriminale në Itali", Rakipi: PD-ja s'ka ç'bën dhe merret me mua, të hetojë kush të dojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.