Një shofer është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Lezhës pasi kreu një parakalim të rrezikshëm në aksin “Lezhë-Milot”. Ngjarja u bë publike pas shpërndarjes së një videoje në platformën “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, ku shihej automjeti duke rrezikuar përplasjen me një kamion në rrugë të ngushtë.
Menjëherë pas publikimit, shërbimet e policisë ndërhynë për të identifikuar drejtuesin e mjetit. Nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për shtetasin A. V., banues në Laç. Në bazë të nenit 146 të Kodit Rrugor, ai u gjobit me një masë administrative prej 10 000 lekësh.
Policia Rrugore falënderon qytetarët dhe median për rolin e tyre në denoncimin e shkeljeve.