E gjithë bota është përqëndruar tek finalja e madhe e Champions League, e cila do të luhet në orën 20:45, në Kiev, mes Real Madridit dhe Liverpulit.
Por disa media ukrainase kanë përhapur panik, duke theksuar se ka pasur 5 paralajmërime për bomba, në Kiev, nga persona anonim.
Disa prej telefonatave janë vërtetuar që janë të rreme, ndërsa ende nuk janë zbuluar të tjerat.
Mediat ukrainase kanë raportuar se ndeshja finale mes Real Madridit dhe Liverpulit, mund të anulohet, nëse nuk garantohet siguria. (E.V/Faxweb.al)