18:29 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paralajmërimi/ Ambasada Amerikane e publikon: “Veprimet e Rusisë do të kenë pasoja”

18:41 | 26/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi/ Ambasada Amerikane e publikon: “Veprimet e Rusisë do të kenë pasoja”

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka reaguar në Facebook, pas vendimit të administratës së Shteteve të Bashkuara për dëbimin nga teritorri amerikan të oficerëve të inteligjencës ruse. Ambasada ka shpërndarë një pjesë të deklaratës së Washingtonit lidhur me përdorimin nga ana e Rusisë të armëve kimike të nivelit ushtarak, në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë këtë masë në bashkëpunim me aleatët tanë në NATO dhe partnerët tanë kudo në botë, në përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike të nivelit ushtarak nga Rusia në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, veprimi më i fundit në vazhdën e veprimeve të saj destabilizuese në mbarë botën.” – thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Lexoni Deklaratën e Sekretarit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë mbi Dëbimin e Zyrtarëve të Shërbimit të Inteligjencës Ruse:

“Sot, Presidenti Donald J. Trump urdhëroi dëbimin e dhjetra oficerëve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara dhe mbylljen e konsullatës ruse në Seattle për shkak të afërsisë me një nga bazat tona nëndetëse dhe Boeing.

Shtetet e Bashkuara e marrin këtë veprim në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s anembanë botës, në përgjigje të përdorimit të armës kimike ushtarake nga Rusia në tokën e Mbretërisë së Bashkuar, akti i fundit në vazhdën e saj të vazhdueshëm të aktiviteteve destabilizuese në mbarë botën.

Veprimet e sotme i bëjnë më të sigurta Shtetet e Bashkuara duke ulur aftësinë e Rusisë për të spiunuar amerikanët dhe për të kryer operacione të fshehta që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Amerikës. Me këto hapa, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë i bëjnë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me Rusinë, por kjo mund të ndodhë vetëm me ndryshimin e sjelljes së qeverisë ruse.”

(E.L/Faxweb)

Pas

Kush janë dy diplomatët rus të dëbuar nga qeveria shqiptare

Para

Rama dhe Xhafaj mirënjohje për patrullën e policisë në Fier: Nëse keqbërësit nuk ulin armët kjo është përgjigja që ata do të marrin

Para
Rama dhe Xhafaj mirënjohje për patrullën e policisë në Fier: Nëse keqbërësit nuk ulin armët kjo është përgjigja që ata do të marrin

Rama dhe Xhafaj mirënjohje për patrullën e policisë në Fier: Nëse keqbërësit nuk ulin armët kjo është përgjigja që ata do të marrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, Hasani: Shqipëria, në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Francë/ Kapet furgoni i ardhur nga Spanja me 3 lloj drogrash në sasi 82 kg, në pranga shqiptari

Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Kosova në ngërç, Analisti: LVV nuk është fajtor i situatës, zgjedhjet do ti japin zgjidhje problemit

Kërkuan pavlefshmëri, KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën, Lezhën dhe Gjirokastrën

Bruksel/ Përfundon takimi i ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, kreu i NATO-s: Aleatët bien dakord për rritje të buxhetit deri në 5%

Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi

SHBA/ Kancelari gjerman mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takon presidentin Donald Trump

Nga Buxheti i vitit 2025, tek marrëveshja me Ukrainën/ Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.