Deputeti demokrat, Flamur Noka, gjatë debateve në Komisionin e Ekonomisë ka thënë se shumë shpejt Partia Demokratike do publikojë një përgjim të ri.
Deputetit iu përgjigj socialisti Erion Braçe i cili tha se nëse PD ka prova mund t’i dërgojë në Prokurori.
Debatet në komision:
Flamur Noka: Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Audio përgjimi është mburojë e Agron
Xhafës. Së shpejti do publikojmë përgjimin e ri.
Rama duhet të lironte nga detyra Ministrin e Brendshëm. Largimi i Xhafajt në Itali, ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë.
Erion Braçe: Nëse keni fakte dhe prova dërgojini në prokurori.
Deklarata e Nokës vjen në një kohë kur opozita dhe mazhoranca janë përfshirë në një debat të fortë për dosjen Xhafaj dhe audiopërgjimin e publikuar nga PD.
(F.G/Faxweb.al)