Ish gjenerali rus ka paralajmëruar se bota është në prag të luftës së fundit të historisë së njerëzimit, duke marrë shkas nga tensionet e fundit midis Rusisë dhe Britanisë, shkruan Daily Mail.
Evgeny Buzhinskiy, i cili shërbeu për 41 vite në ushtrinë ruse, tha se dëbimi i diplomatëve nga vendet e BE-së dhe SHBA-ve, pasi ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe bija e tij Yulia u helmuan me agjent nervor në Salisbury, ka krijuar një situatë më e keqe sesa “Lufta e Ftohtë.
“Lufta e vërtetë. Më e keqe sesa Lufta e Ftohtë është ajo lufta e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”, ka shtuar Buzhinskiy.
Buzhinskiy u pensionua në vitin 2009 me gradën gjeneral lejtnant dhe ishte I ftuar i Nick Robinson në radion 4 të BBC.
Për ish-gjenëeralin rus nuk është helmimi I ish–spiunit rus Skripal që mund të çojë në një luftë direkte, por presioni. “Nuk është helmimi në Salisbury, por presioni”, tha Buzhinskiy.
“Shtetet e Bashkuara po thonë se do të vazhdojë presioni. Çfarë do të arrijnë me këtë? Do ta ndryshoni regjimin? Është e padobishme.
“Ju nuk i njihni rusë. Sa më shumë presion që ka, aq më shumë shoqëria koncentrohet rreth presidentit.
“Ju dëboni diplomatë, ne dëbojmë diplomatë, ju depërtoni të tjerë, cili është hapi i radhës. Është shkelje e marrëdhënieve diplomatike.
“Në të vërtetë ju jeni duke zënë ngushtë Rusinë. E të futësh Rusinë në qoshe është një gjë shumë e rrezikshme”. ka thënë ushtaraku rus. (B.H/Faxweb)