Një asteroid gjigand pritet ti afrohet planetin tonë brenda dy javësh, shkruan tabloidi Daily Mail. Asteroidi AJ129 është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm nga NASA dhe do të fluturojë me shpejtësi 107 mijë km/h. Ai pritet të kalojë në një distanë prej rreth 4 milionë km, e cila është relativisht e afërt në aspektin hapësinor.
Ai përfshin një rreth 1.1km gjerësi, dhe sipas NASA-s kjo e bën atë atë asteroidin më të madh të vitit deri më tani.Madhësia e tij mund të arrijë sa parku britanik, i cili përfshin 1.42km katrorë. Gjithashtu pamja e tij e bën atë dyfish më të madh se Empire State Building (443m) dhe mbi tre herë më i madh se The Shard (310m) i Londrës. Dhe nuk është vetëm më i madhi i vitit, por është edhe më i shpejti.
Daily Star Online zbuloi më parë se si inteligjenca artificiale po rreshtohet për të parandaluar goditjet e ardhshme të asteroideve në Tokë, duke përdorur një makinë për të gjetur një masë parandaluese pas simulimeve 18 milionëshe.
(M.Q/Fxaweb)