Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ka goditur Indonezinë këtë dielë, dukë lënë shumë pasoja dhe duke tronditur vendin gjithashtu.
Tërmeti i magnitudës 6.9 ballë u regjistrua në një thellësi prej 15 kilometrash në 11:46 me orën lokale në bregun e ishullit Lombok të Indonezisë.
Agjencia gjeologjike e BMKG e qeverisë indoneziane ka paralajmëruar se do të ketë cunami.
Lëkundja vjen pas një tjetër tërmeti të fortë që goditi ishullin e arkipelagut indonezian në 29 korrik, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave.
Qindra njerëz kanë braktisur shtëpitë dhe restorantet duke dalë në rrugë, mes tyre edhe shumë turistë.
Ndër të tjera, Kryqi i Kuq i Indonezisë raportoi se katër nga vullnetarët e saj u plagosën dhe u transportuan në spital raporton CNN.
(M.Q/Faxweb)