Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten, doli në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit dhe paralajmëroi dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit.
Gazetari Artan Hoxha në lidhje me lajmin në fjalë, në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se Saimir Tahiri vazhdon të jetë deputet i Kuvendit, deri sa të dorëzojë me shkrim kërkesën e lënies së mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithashtu Hoxha tha se ish-ministri Tahiri ditën e sotme dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.
“Ditën e nesërme pritet që ai të dorëzojë shkresën dhe vetëm atëherë kur ajo të protokollohet, Tahiri rezulton se ka dorëzuar mandatin e deputetit. Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Nga ky moment, ai duhet të bëjë kujdes. Që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën” tha gazetari.
(M.Q/Faxweb)