Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka deklaruar gjatë një interviste për “Politico,eu” se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të hynin shpejt në BE.
Mirëpo, nga ana tjetër ai ka paralajmëruar se nëse vendet e Ballkanit do të humbin perspektivën evropiane, do të përjetojnë të njëjtat gjëra si në vitet 1990
“Në këtë drejtim, stabiliteti i perspektivës së Bashkimit Evropian është një parakusht për Ballkanin që të mos jetë përsëri në luftë,” deklaroi Junker më tej.
Ndër të tjera, presidenti i KE tha se shpresonte që Presidenti i SHBA, Donald Trump, ta kuptonte këtë, duke kujtuar edhe deklaratat e këtij të fundit se BE është duke u copëtuar.
“Nëse BE ndahet, Ballkani Perëndimor do të humbiste perspektivën evropiane”, tha Juncker.
Sipas Juncker përvoja e tij që nga marrja e detyrës në vitin 2014 e ka ndihmuar atë të përballonte ardhjen e Trump dhe vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar.
“Nëse Komisioni nuk do të ishte siguruar që Greqia të mos dëbohej nga eurozona në vitin 2015, bilanci sot nuk të të ishte aspak i mire. Në atë kohë, unë luftoja fort për stabilitetin e Eurogrupit, në veçanti për Greqinë kundër dëshirave të ministrit gjerman të financave Wolfgang Schäuble. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, eurozona do të copëtohej”, ka deklaruar presidenti i KE. (D.D/Shuplaka)