07:58 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Paralajmërimi i Stoltenberg: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për Ukrainën

14:29 | 14/11/2022
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, reagon NATO: Dënojmë fuqishëm sulmin kibernetik

Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapaciteti ushtarak i Rusisë nuk duhet të nënvlerësohet, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai e vlerësoi “guximin e jashtëzakonshëm” të forcave të Ukrainës, të cilat rikthyen kontrollin mbi rajonin e Hersonit, dhe tha se mbështetja ndërkombëtare për Kievin duhet të vazhdojë.

“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllim i [presidentit rus, Vladimir] Putin është ta lërë Ukrainën në të ftohtë dhe në terr këtë dimër”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Hagë.

“Ne nuk duhet të bëjmë gabim dhe ta nënvlerësojmë Rusinë”, tha ai, duke shtuar se forcat ruse “kanë kapacitete të konsiderueshme”, si dhe “një numër të madh trupash”.

Tërheqja e Moskës nga Hersoni “dëshmon guximin e jashtëzakonshëm të forcave të armatosura të Ukrainës”, por tregon edhe “mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën”, tha shefi i NATO-s.

Ushtria ruse mori kontrollin e Hersonit shumë shpejt pasi nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit. Pas disa referendumeve të paligjshme që mbajti në shtator, Rusia e aneksoi atë, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase.

Por, javëve të fundit, Ukraina shënoi fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion. Ato u tërhoqën të premten nga Hersoni, ku më pas hynë trupat ukrainase.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Hersonit, pas largimit të forcave ruse.

Stoltenberg tha se forcat ruse “kanë dëshmuar brutalitet ekstrem”.

“Keni parë skena të tmerrshme nga territoret e çliruara dhe sulme pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike”, u tha Stoltenberg gazetarëve. Nuk është e qartë nëse ai iu referua Hersonit në mënyrë specifike/REL

Pas

Rama e konfirmon: Ka vende të tjera që kanë shprehur interes për “Ballkanin e Hapur”

Para

Projekti i Portit të Durrësit, Alibeaj hap letrat: Ja shkeljet ligjore dhe kushtetuese që konstatuam

Para
Projekti i Portit të Durrësit, Alibeaj hap letrat: Ja shkeljet ligjore dhe kushtetuese që konstatuam

Projekti i Portit të Durrësit, Alibeaj hap letrat: Ja shkeljet ligjore dhe kushtetuese që konstatuam

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.