04:46 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paralajmërimi i studentëve, reagon Dako: Gjendje emergjente në Porto Romano, ja hapat që po ndiqen

17:03 | 02/11/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi i studentëve, reagon Dako: Gjendje emergjente në Porto Romano, ja hapat që po ndiqen

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakoo, ka reaguar pas protestës së studentëve të Universitetit të Durrësit, lidhur me landfillin e mbetjeve në Porto Romano, ku protestuesit paralajmëruan për bojkotim të mësimit, nëse nuk zgjidhet problematika.

Në reagimin e Dakos thuhet se, “Këshilli Bashkiak i Durrësit me vendim Nr. 533 datë 10.07.2018 ka vendosur “Miratimin për shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane për territorin e Bashkisë Durrës”.

Sipas tij, i është kërkuar qeverisë dhe Shoqërisë Konçesionare në Tiranë të marrë në konsideratë spostimin e mbetjeve të Porto Romanos për në Tiranë dhe trajtimin e tyre përkatës, ndërsa shprehet se procesi do të finalizohet me pastrimin përfundimtar të vendgrumbullimit të mbetjeve dhe kthimin e Porto Romanos në park.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë! Dëshiroj të sqaroj opinionin publik në lidhje me hapat që po ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të mbetjeve në zonën e Porto Romanos në Bashkinë Durrës. Këshilli Bashkiak i Durrësit me vendim Nr. 533 datë 10.07.2018 ka vendosur “Miratimin për shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane për territorin e Bashkisë Durrës”.

Si çështje e parë është grumbullimi i mbeturinave dhe bonifikimi i zonës. I është kërkuar Qeverisë dhe Shoqërisë Konçesionare në Tiranë të marrë në konsideratë spostimin e mbetjeve të Porto Romanos për në Tiranë dhe trajtimin e tyre përkatës.

Të hënën më datë 29.10.2018 u mblodh Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për shpalljen e gjendjes së Emergjencës Mjedisore. Aktualisht po analizohen kostot e kryerjes së transportit, përkatësisht kostot që do të mbulojë Bashkia dhe ato që do të mbulojë Qeveria.

Gjithashtu paralel me këtë proces, po hartohet dhe projekti i cili e kthen zonën e Porto Romanos (fushën aktuale të vendgrumbullimit të mbetjeve) në një park të gjelbëruar për qytetin.

Bashkia Durrës është në mes të një procesi për zgjidhjen e problemit ku rolin kyç e ka qeveria shqiptare. Ky proces do të finalizohet me pastrimin përfundimtar të vendgrumbullimit të mbetjeve dhe kthimin e Porto Romanos në park.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

EMRAT/ Aksidenti me dy të vdekur dhe tre të plagosur në Rrëshen, Policia jep detajet. Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit (VIDEO)

Para

Nuk justifikonte pasurinë dhe fshehu dënimin kunatit, KPA jep njoftimin e rëndësishëm për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Para

Nuk justifikonte pasurinë dhe fshehu dënimin kunatit, KPA jep njoftimin e rëndësishëm për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.