Pas urdhrit të ekipit të Presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, ku kërkohej që të gjithë të emëruarit politikë të jenë larguar nga vendet ku janë ambasadorë deri në Ditën e Inaugurimit, ka reaguar “Shtëpia e Bardhë”.
Kjo e fundit i ka udhëzuar ambasadorët politikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të kenë dhënë dorëheqjen deri më 20 janar, ditën e inaugurimit të Trumpit president.
“Kur je i emëruar politik për këtë apo çdo administratë tjetër, nuk ke pritshmëri që të qendrosh në detyrë kur fillon punën administrata tjetër. Kështu funksionon. Për diplomatët e karrierës, nuk ka pasur një udhëzim të tillë, nuk kërkohet që ata të paraqesin dorëheqjen në fund të mandatit (presidencial).”, është shprehur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby që e cilësoi këtë kërkesë të kabinetit të ri si një “praktikë të zakonshme”.
70 për qind e ambasadorëve amerikanë në gjithë botën janë diplomatë karriere. (XH.A/SHUPLAKA)