Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi një natë më parë se arrestimet e mega operacionit “VOL-VO 4”, do të vijonin edhe sot, por kjo gjë nuk ka ndidhur, ndërsa mbetet edhe 1 orë e 30 minuta nga kalimi në datën 25 tetor.
Këtij paralajmërimi i është bashkuar edhe zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili megjithëse nuk ka dhënë një kohë se kur mund të ketë arrestime të reja, tha se hetimet vijojnë dhe me gjasë do të ketë arrestime.
Sipas tij dosja në fjalë është endenë hetim dhe do të ketë zhvillime të reja, ndërsa tha se këto masa që u morën sot është një nga hapat e ndërmjetëm.
(B.B/ Faxweb.al)