Kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Tiranë në njësinë nr. 1 u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e 27 janarit kundër qeverisë së Edi Ramës.
Kryemadhi duke u ndalur tek reforma në drejtësi thë se u votua për të mos e kapur politika por sipas saj nëse “kapet nga falangat e krimit” reforma do të kthehet në kokën e atyre që e kapën.
“Nëse kjo reforma do të kapet nga falangat e krimit të organizuar kjo reformë do tu kthehet atyre në kokën e tyre
LSI nuk ka frikë nga asnjë gjë. Data 27 janar nuk do të mbahett mend as për dhunë as pë fjalime por do të mbahet për pjesëmarrjen masive për ti thënë Edi Ramës se jemi kundër qevrisjes tënde”, tha Kryemadhi. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post