Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sot në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së.
Duke iu referuar pseudonimit që një prej kandidatëve ka pasur gjatë Sigurimit të shtetit, Manjani ka ironizuar keq edhe me kryeministrin Rama.
Sipas tij kjo ështëe metoda e drejtimit të shtetit nga ana e Ramës dhe se shumë shpejt do të ketë dhe një komoani telefonike me emrin e tij.
REAGIMI I MANJANIT:
“Telefoni” i KLP-së.
Telefoni është mjeti me të cilin Kryeministri qeveris. E ka huq të vjetër këtë gjë.
Me telefon jep urdhëra; nxjerr helm; jep porosi; përgjigjet në rrjetet sociale e eglendiset.
Me telefon komunikon me vartës dhe jo vartës. Ministra, drejtorë, gjykatës e prokurorë.
Me telefon bën biseda të gjata e të mërzitshme me Bisnesmenë… ka shumë për të folur me ta..
Me telefon ngarkon me punë ambasadorët e shtetit të vet dhe të shteteve të huaj.
Me telefon zgjedh deputetët, kryetarët, presidentët e çdo gjë që ka apo nuk ka në dorë të zgjedhë!
Me telefon kontrollon parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë!
Ndaj sot gjendet një “telefon” në KLP. Ky është Telefoni për të kontrolluar SPAK.
Shumë shpejt do shfaqet dhe kompania e re telefonike: RAMA TELEKOM!
(E.K/FAXWEB)