00:57 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paralajmërimi/ ‘’Trekëndëshi i Bermudës, çfarë di Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, dosjet që fshehin’’

12:18 | 17/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi/ ‘’Trekëndëshi i Bermudës, çfarë di Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, dosjet që fshehin’’

Ditët e fundit në skenën politike kanë ‘shpërthyer’ disa skandale si rasti i arrestit në kushte shtëpie të Saimir Tahirit, apo hijet e dyshimit në lidhje me vëllanë e ministrit Xhafaj. Por sipas gazetarit dhe analistit Artur Zheji kjo nuk është e gjitha.

Ai thotë se të gjitha zhvillimet politike do të kulmojnë shtatorin e këtij viti dhe tre kulmet e trekëndëshit të Bermudës mbajnë emra konkretë: Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Adriatik Llalla.

Sipas Zhejit të tre këta persona kanë materiale të bollshme për shumë nga politikanët në vend, ndërsa janë më të mirëinformuarit.

Sipas tij Tahiri di shumë për partinë, aq sa edhe skandalin e Xhafajt, e ka nxitur ai që të publikohet.

SHKRIMI I PLOTË:

Trekëndëshi i Bermudës, është një hapësirë e frikshme në Karaibe, ku cunamet dhe forcat magnetike negative, kanë krijuar një mister të trishtueshëm dhe shumë legjendar, si trekëndëshi i humbjes pa nam e nishan…

Duket sikur, në mënyrë të ngjashme edhe në politikën e sotme shqiptare, Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, po shndërrohen në koordinatat e një furtune shkatërrimtare, që do të përcaktojë në shtatorin e ardhshëm, maksimumin e goditjes së vet.

Në të njejtën kohë, Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, janë tre nga njerëzit më të informuar në Shqipëri, njerëzit më të specializuar dhe më të pasurit në çështje dosjesh, të cilat mund të hedhin në erë, cilindo politikan në Shqipëri, duke filluar nga jeta private dhe deri te dokumentat më komprometuese të natyrës politike dhe të natyrës ekonomike.

Lufta kundër Adriatik Llallës përshembull, do të ketë shpejt si përfundim të parë, nxjerrjen në treg të shumë dosjeve që lidhen me korrupsionin e qeveritarëve dhe ministrave të Ramës, të cilat Llalla disponon.

Nëse nuk nënshtrohet, “raprezalja” e ish Prokurorit të përgjithshëm do të mund të jetë shkatërrimtare për kryeministrin dhe sepse do të jetë padyshim një proces jo më i kontrollueshëm. Urtësia dhe qetësia e ish kryeprokurorit është vetëm aparencë dhe lidhjet me shpresën se gjërat mund të marrin për mirë, që do të thotë të zgjidhen përmes kompromisit.

Tanimë Adriatiku shquhet si njeri që deri dje ka qenë besimplotë në negociatat e fshehta me të dërguarit e Ramës, që bindën të largohet urtë e butë nga posti i lartë, në pritje të një portofoli ministror si shpërblim.

Dhe shpërblimi erdhi: Llalla është sot në një pozitë shumë të vështirë për lirinë e tij personale.
Rasti i Tahirit është më i qartë. Edhe ai gjendet sot në kufirin e besimit e të mosbesimit, ku fijet e të ardhmes së tij, janë të varura po te kryeministri, që shkallë shkallë po e çon me këmbët e veta në shkallën më të fundit para greminës.

Nuk do të ishte habi që përpara shtyrjes fatale drejt greminës, të kërkohet nga Tahiri që të bërtasë me të madhe: Rroftë Partia Socialiste dhe rroftë udhëheqësi Rama! Pastaj të bëhet i famshëm duke dërguar letra nga burgu!

Rasti i ministrit Xhafaj, që është në shpërthim, duket qartazi që e ka burimin nga vetë kupola drejtuese e Ps dhe ndoshta edhe nga vetë Tahiri, që ka shpresën dhe iluzionin e rremë, se duke shtyrë më parë ministrin e sotëm të brendshëm, do të jetë ai, Fatmir Xhafaj pra, koka e kurbanit që do ti dërgohet në tepsi zonjës Merkel.

Dhe duket se Partia Demokratike, po i jep një dorë të mirë në këtë drejtim edhe Tahirit edhe Ramës, që mezi e duron Xhafën dhe autoritetin e tij të sponsorizuar nga amerikanët.

Mirëpo pas gjithë kësaj, në të vërtetë po gatuhen të gjitha elementët e duhur, për një shpërthim të madh skandalesh, që do të ketë një rreze shkatërrimtare 360 grade dhe që ndoshta do ta shpëtojë Shqipërinë, nga pjesa më e madhe e kësaj klase politike, që ska me se çthotë e ska më se çtë bëjë…
Pikërisht si trekëndëshi vrastar i Bermudës. 

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Foto/ Elvana dedikim rrënqethës për miken e saj. Ja për kë bëhet fjalë

Para

‘Live në Facebook’, Kush janë kameramanët e Bashës dhe Berishës në Kuvend (FOTO)

Para
‘Live në Facebook’, Kush janë kameramanët e Bashës dhe Berishës në Kuvend (FOTO)

‘Live në Facebook’, Kush janë kameramanët e Bashës dhe Berishës në Kuvend (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.