Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të mbledhë këtë të martë kryetarët dhe sekretarët e degëve, që janë rezultat i zgjedhjeve të brendshme që u zhvilluan muajt e fundit në PD.
Mbledhja është thirrur në orën 18:30 të pasdites dhe do të zhvillohet në selinë blu.
Mbledhja e Berishës me kryetarët dhe sekretarët e degëve vjen pas protestës mbarëkombëtare të 7 korrikut para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve dhe nismës rajonale Open Balkan.
Berisha pritet që të ngrejë strukturat, pasi në Shtator ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira për rrëzimin e qeverisë Rama.
Nga ana tjetër ndasitë e brendshme në PD vijojnë të mbeten, me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin, dhe të tjerë deputetë që nuk pranojnë vendimin e strukturave për të zgjedhur sërish në krye të PD-së Sali Berishën.