05:48 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paralajmëron Kastriot Çipi: Do ketë përplasje civile nësë fillon shembja e Teatrit Kombatër, çfarë duhet të bëjë opozita

18:06 | 01/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmëron Kastriot Çipi: Do ketë përplasje civile nësë fillon shembja e Teatrit Kombatër, çfarë duhet të bëjë opozita

Regjizori Kastriot Çipi ka deklaruar në ‘Fax News’  se do të ketë përplasje fizike nëse fillon shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Regjizori Çipi thotë se shpreson që qeveria të respektojë procedurën parlamentare dhe ligjin për teatrin të kalojë për shqyrtim në komisione pas kthimit nga presidenti, dhe jo direkt për votim në Parlament.

Nëse qeveria e respekton procedurën dhe ligji kalon në komisione, ky ligj sipas Çipit do të diskretitohet. Në të kundërt sipas tij qeveria tregon arrogancën e saj dhe kjo do të ishte dita ku diktatura tashmë është shpallur.

“Së pari unë dyshoj se ky është program i miratuar por një  ide se nuk është mbledhur akoma byroja parlamentare. Mendoj se një ligj i rikthyer duhet të kalojë filtrat për të zbuluar pikat e paqarta pse është kthyer, nëse nuk ndodh kjo atëherë kemi të bëjmë me një arrogancë të maxhorancës, nuk besoj se do ta bëjë,  jo për shkak të presidencës por për shkak të frikës ndaj Brukselit, se Brukseli nuk e pranon që të bëhet një ligj special i tillë. Shpresoj që qëndrimi i Brukselit përfundimtar të bëhet i njohur shumë shpejt”,  tha ai.

“Unë shpresoj që të respektohet procedura që të kalojë nëpër komisione dhe ne aty do ta diskretitojmë, nëse ndodh atëherë ky është deklarim i diktaturës, sepse në diktaturë jemi. Nëse ndodh atëherë do të jetë prezenca fizike, ne do të pengojmë fizikisht shembjen e teatrit”, shtoi Çipi.

I pyetur se Çfarë pret nga opozita, regjizori tha se duhet që vihet në lëvizje për të kërkuar çdo informacion për projektin se ka pasur mungesë transparence.

“Prap duke iu kthyer procedurës parlamentare, unë do doja që opozita me në krye  PD-në duhet të vihet në lëvizje për të kërkuar çdo informacion për këtë projekt se ka pasur mungesë transparence.

Opozita në këtë moment ka mundësinë dhe mjete për të kërkuar cdo informacion të munguar. Ne duam të dimë çdo privatizim që është bërë atje, si është bërë dhe pse është bërë. Çfarë ka ndodhur me atë pronë publike?

Ne duam që të zbardhet roli i çdo institucioni shqiptar në këtë rast. Të gjitha këto kërkojë hetim, unë do doja që të shikoja një Komision Parlamentar. Janë 20 vite që Rama lufton për të shembur teatrin madje hetimet duhet të fillojnë që nga 1998”, deklaroi Kastriot Çipi ndër të tjera.

Kujtojmë që artistët dhe anëtarë të shoqërisë Civile protestojnë pandërprerë prej 80 ditësh kundër shembjes së Teatrit Kombatër.

Ligji për Teatrin Kombëtar i miratuar mes hsumë polemikësh nuk u dekretua nga presidenti Meta, por maxhoranca ka deklaruar se me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të miratohet sërish.

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: kastriot cipi
Pas

I dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Tiranës, ekstradohet drejt Shqipërisë italiani (Emri)

Para

5 mënyra se si të merrni veten pas pushimeve dhe të përqëndroheni në punë

Para
5 mënyra se si të merrni veten pas pushimeve dhe të përqëndroheni në punë

5 mënyra se si të merrni veten pas pushimeve dhe të përqëndroheni në punë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.