Për të gjithë ata që do tu duhet të udhëtojnë drejt Italisë apo anasjelltas, duhet të konfirmojnë statusin e fluturimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Autoriteti i Aviacionit Civil në vendin tone njofton se për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj, duhet që pasagjerët të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre.
“Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj”.
Gjithashtu, thuhet se fluturimet drejt Italisë dhe nga Italia në vendin tonë do të kryhen pas një njoftimi të dytë.