Përfaqësues të bizneseve i bllokuan përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë.
Mëngjesin e së enjtes, ata filluan i bllokuan për rreth dy orë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, në lagjen e Vranjevcit.
Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.
“Nuk ka qenë dëshirë e jona të dalim të protestojmë sot. Kërkesa jonë është që institucionet të reflektojnë. Ne duam vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë. Kemi kërkuar një vit për ta përgatitur tregun dhe bizneset. Çdo shtet ka një fazë tranzicioni, e ne nuk kemi”, tha Rafuna.
Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.