21:22 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parandalohet grabitja e një pike karburanti, arrestohet një person, në kërkim dy të tjerë (Foto)

10:52 | 31/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lushnjë/ Të shtëna me armë zjarri në banesën e Arjan Aliços

Policia ka finalizuar operacion “Ndjekja”, duke parandaluar vjedhjen e një pike karburanti në Durrës. Nga ky operacion është arrestuar shtetasi J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, si dhe janë shpallur në kërkim Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë në momentin e arrestimit 26 vjeçarit J.M I është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparatë celularë dhe një thikë , sende këto të cilat do të përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit .

Në raportin e policisë po ashtu thuhet se 26 vjeçari së bashku me dy shtetasit e shpallur në kërkim  janë kapur në flagrancë pasi më datë 30.03.2019 gjatë natës  kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit.

Personat janë të ngarkuar me veprën penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Raporti i plotë i policisë:

Durrës

Policia parandalon grabitjen me armë të një pike karburanti. Finalizohet operacioni i koduar “Ndjekja”. Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Seksioni i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës , në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit , në bazë të informacioneve policore të siguruara në rrugë operative se këta shtetas kishin planifikuar grabitjen me armë të një pike karburanti, kanë organizuar punë dhe si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ndjekja “.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit kryesor të dyshuar, shtetasit J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, të cilit në momentin e arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparatë celularë dhe një thikë , sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit .

Gjithashtu u shpallen në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë më datë 30.03.2019 gjatë natës kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit.

Vazhdon puna intensive për kapjen e dy autorëve të tjerë si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” , parashikuar në nenet 140,25,22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Etiketa: 1 i arrestuargrabitje karburantigrabitje me armeoperacion policor
Pas

Zjarret në Tropojë, dy fshatra të rrezikuar, banorët: Situata e jashtëzakonshme, shteti nuk ndërhyn (Video)

Para

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë/ Nuk vuri në dispozicion raportet, shoqata Toka padit IKMT-në

Para
Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë/ Nuk vuri në dispozicion raportet, shoqata Toka padit IKMT-në

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë/ Nuk vuri në dispozicion raportet, shoqata Toka padit IKMT-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.