“Protothema.gr” ka zbuluar sesi Policia greke ka parandaluar grabitjen e një vile luksoze me shqiptarë të përfshirë në ishullin e Mykonos-it.
Disa ditë më parë, dy shqiptarë, vendosën të grabisnin vila luksoze, por u pikasën shpejt nga Policia. Një nga shqiptarët, ende i paidentifikuar u plagos gjatë ndjekjes, duke thyer kyçin e këmbës.
Teksa po vëzhgonin nga jashtë shtëpinë ku edhe do të kryenin grabitjen, vunë re që Policia u ishte vënë pas, ndaj dhe vendosën që të ndaheshin pas 500 metrash teksa largoheshin me motor.
Por njëri prej tyre, rrëshqiti nga një gur dhe dëmtoi kyçin e këmbës. I riu pritet që t’i nënshtrohet një operacioni, pasi lëndimi është i rëndë.
Në rrëfimin e tij në Polici, ai u shpreh se:
“Kalova kufirin në 10 korrik dhe erdha me anije në Mykonos. Bashkëpunëtori im është gjithashtu shqiptar, nuk e njoh mirë, e takova në një shesh këtu në Mykonos.”
Tanimë Policia i është vënë pas për të kapur edhe bashkëpunëtorin e tij, por sërish nuk e ka bërë me dije identitetin e tij.