Dy pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në operacionin e sotëm të cilin policia turke e ka ndërmarrë në qendër të Ankarasë, raporton” Anadolu Agency” (AA).
Operacioni është kryer herët në mëngjes në Stamboll ndërsa një person i tretë është arrestuar i cili e ka pranuar se me automjet nga Stambolli në Ankara i ka sjellë terroristët për të kryer sulmin terrorist
Guvernatori i Ankarasë Erxhan Topaç tha se bëhet fjalë për dy persona të moshës ndërmjet 25 dhe 30 vjeç të cilët në Ankara kanë arritur nga Stambolli për kryerjen e sulmit terrorist.
Guvernatori Topaç tha se gjatë kontrollit të banesës ku ata gjetën të dyshuarit janë konfiskuar armë, granata dore dhe mjete shpërthyese me fuqi shkatërruese.
Policia në Ankara ka vepruar në gjurmët e këtyre pohimeve dhe ka gjetur të dyshuarit. Terroristët kanë hapur zjarr ndaj policisë dhe pas kësaj ata janë vrarë në një shkëmbim zjarri.
(S.SH/SHUPLAKA)