Policia ka arrestuar katër persona, duke parandaluar kështu një sulm terrorist, i cili kishte për qëllim rrëzimin e një aeroplani.
Ka qenë kryeministri australian, Malcolm Turnbull, i cili ka thënë përpara gazetarëve se policia ka parandaluar një plan terrorist që kishte qëllim rrëzimin e një aeroplani.
“Po ju informoj që natën e kaluar është zhvilluar një operacion i madh kundërterrorizmit, për të parandaluar një plan terrorist, i cili kishte synim rrëzimin e një aeroplani”, u shpreh Turnbull.
Ai ahtoi dhe se “Operacioni është duke vazhduar edhe sot”.
Po ashtu edhe Komisioneri i Policisë Federale në Australi, Andrew Colivn, ka thënë se detajet janë ende të paqarta rreth asaj se ku ka qenë vendi dhe koha e saktë e sulmit të planifikuar.
Gjithashtu asnjëri nga katër të dyshuarit, nuk është akuzuar ende, dhe identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura. (S.SH/Shuplaka)