Një incident është shënuar sot në Tushemisht të Pogradecit, ku disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin derisa njëri prej tyre ka përdorur edhe armët.
Policia ka arritur ta parandalojë tragjedinë, përpara se25-vjeçari me inicialet A.P të qëllonte mbi 33-vjeçarin me inicialet G.Xh.
DETAJET E POLICISË
Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta shtetasit A.P, 25 vjeç dhe shtetasi G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec.
Pas këtij konflikti dyshohet se shtetasi A.P, ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar.
Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve, pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku shtetasi A.P, pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambjentet e tij për të kërkuar shtetasin G.Xh.
Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj. (D.D/Shuplaka)