01:47 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parandalohet vrasja për pazare droge në Tiranë, policia shpall në kërkim dy personat e rrezikshëm. Sekuestrohen tritol, armë dhe 88 mijë euro

10:08 | 08/12/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parandalohet vrasja për pazare droge në Tiranë, policia shpall në kërkim dy personat e rrezikshëm. Sekuestrohen tritol, armë dhe 88 mijë euro

Policia e Lezhës ka kryer dy operacione në 24 orët e fundit, ku ka arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.

Drejtori i policisë së Lezhës Oltion Bistri, tha se është shkatërruar një grup që kishte planifikuar të kryente një vrasje në Tiranë, ndërkohë që është sekuestruar lëndës shpërthyese e llojit C4, si dhe armë.

Sipas Bitrit personat e arrestuar planifikonin që të vrisnin një person të Tiranë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Ajo që vlen për tu theksuar është fakti se dy autorët kryesorë që kishin planifikuar vrasjen nuk janë arrestuar dot nga policia. Në pranga kanë rënë:

M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”; N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë.

Po ashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;

88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;

2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Policia e Lezhës ka arrestuar po ashtu dhe një 24-vjeçar, i cili po transportonte drejt Tiranës një sasi prej 20 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohen brenda 24 orëve, dy operacione policore, për parandalimin e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen mina me telekomandë, arsenal armësh e municionesh, drogë dhe një shumë e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë me precedentë të theksuar kriminal.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në fushën e krimeve kundër personit e pronës, mbajtjen dhe trafikimin e armëve të zjarrit apo lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato operacionale të DVP Lezhë, ushtruan kontrolle të menjëhershme në ambiente, mjete dhe banesa te dyshuara. Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;

88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;

2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, mbrëmjen e djeshme, është finalizuar një tjetër operacion policor, i koduar “Rrethi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Merqi, Lezhë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë gjatë operacionit, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, pasi me automjetin e tij tip “Audi”, po transportonte në drejtim të Tiranës, 20 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është duke zhvilluar kontrolle intensive në terren dhe duke zhvilluar operacione për kapjen e personave që tentojnë të kryejnë krime kundër personit e pronës, që mbajnë armë zjarri apo qarkullojnë me to dhe të atyre që tentojnë të kultivojnë apo të trafikojnë lëndë narkotike. Si rezultat i kontrolleve, gjatë dy javëve të fundit janë sekuestruar arsenal armësh e municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese. Gjithashtu është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale në familje, si dhe janë zhvilluar dy operacione për kapjen e personave që kryejnë vjedhje të pronës së qytetarëve.

Siguroj qytetarët e qarkut Lezhë, se strukturat policore të DVP Lezhë janë tërësisht të angazhuara dhe të fokusuara në luftën kundër krimit e paligjshmërisë, me qëlllim rritjen e parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër i ftoj sërish qytetarët e qarkut Lezhë, që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të mënjëhershëm e profesional nga ana e Policisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: lezhePARANDALOHET VRASJAPolicia e Lezhes
Pas

Doza e tretë përforcuese, Kosova nis nesër vaksinimin anti-Covid

Para

Për Xavin sot është një “finale”/ Bayern – Barcelona: Statistika, analizë dhe formacionet e mundshme

Para
Për Xavin sot është një “finale”/ Bayern – Barcelona: Statistika, analizë dhe formacionet e mundshme

Për Xavin sot është një "finale"/ Bayern – Barcelona: Statistika, analizë dhe formacionet e mundshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.