13:48 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, pyetet për një dosje në hetim

12:04 | 01/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paraqitet në SPAK ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, pyetet për një dosje në hetim

Paraqitet në SPAK, ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha. Ish-gjyqtari Besnik Hoxha është thirrur për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. Ish-gjyqtari po jep aktualisht deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime hetimore përfshirë marrje të dëshmive.

Sipas burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Kujtojmë se Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi shkarkimin e Hoxhës më 25 korrik.

Besnik Hoxha u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, por ky vendim u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendoi se vendimi i KPK-së ishte i cënueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare më 22 korrik, Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Hoxha për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm. Hoxha i kundërshtoi shkaqet e ngritura në ankim si të pabazuara dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK.

Kryesuesja Shtylla bëri me dije gjatë shpalljes së vendimit konkluzionet e përmbledhura. Mbi shkakun e ankimit për vlerësimin e burimeve të krijimit të një objekti me tre kate në Shkodër, Shtylla tha se deklarimet e subjektit lidhur me kohën e ndërtimit të objektit kanë mospërputhje thelbësore, duke e bërë të paqëndrueshme pretendimet e tij. Kolegji ka konsideruar si deklarime që i afrohen më shumë realitetit të ndërtimit të objektit dhe vlerave të shpenzuara, atë fillestare dhe të vitit 2004. Duke u bazuar në ato deklarime, është kryer analiza financiare e kësaj pasurie, prej nga ka rezultuar pamundësi financiare edhe më e madhe nga ajo e konstatuar në KPK.

Kolegji e gjeti të drejtë edhe shkakun e ankimit të Komisionerit lidhur me një apartament në Tiranë të përdorur nga subjekti, pasuri për të cilën Ballhysa vlerësoi se gjyqtari Hoxha, më së paku është përpjekur ta paraqesë në mënyrë të pasaktë.

Sipas KPA, subjekti ka bërë dekarime kontraditore e të pabesueshme për qëndrimin e familjes së tij nga 2010 e në vijim, deri në 2016-ën, kur ai deklaron se kanë jetuar në atë apartament. Ashtu si Komisioneri, edhe Kolegji konstaton se subjekti ka qenë përdoruesi i vetëm i këtij apartamenti, si dhe ka ndërmarrë veprime formale për t’u bërë pronar që në 2011-ën, kur ka paguar 107 mijë euro që përbënte këstin e pare të çmimit të pasurisë.

Kolegji vlerëson se Hoxha nuk ka pasur mundësi të kryejë këtë pagesë, pasi dështoi të provonte se kjo shumë e marrë hua, justifikohej me burime të ligjshme.

Shpjegimet e subjektit, se ishte detyruar të kthente huanë pasi nuk kishte mundur të shiste shtëpinë në Shkodër, janë gjetur të pabesueshme nga Kolegji, pasi marrëdhënia e huasë ishte zgjidhur që në vitin e parë, megjithëse ishte me afat pesëvjeçar. Po ashtu, është gjetur pa arsye logjike dhe ekonomike, që subjekti, pas kthimit të huasë për pamundësi shlyerje, të merrte përsipër një detyrim të ri në cilësinë e dorëzanësit për garantimin e detyrimit të shtetasit Ç.T, në një kredi në vlerën e 19.1 milionë lekëve – vlerë kjo disa herë më e madhe se huaja. Sipas KPA, i vetmi shpjegim për këtë veprim të subjektit do të ishte sigurimi mjeteve monetare nëpërmjet Ç.T..

Kolegji ka gjetur të drejtë dhe pretendimin tjetër të Komisionerit, se analiza e KPK për zërin e shpenzimeve të udhëtimeve ishte kryer në kundërshtim me jurisupudencën e deritanishme të procesit të vetingut të magjistratëve. Për rrjedhojë ka rezultuar pamundësi financiare më e madhe nga ajo e konstatuar në Komision.

Në vijim, KPA konstaton se subjekti nuk ka zbatuar detyrimin për deklarimin e një automjeti.

Ndërkohë, Kolegji vlerëson se kmonkluzioni i Komisionit për aftësitë profesionale mbetet i pandryshuar, siu dhe nuk janë gjetur probleme të mjaftueshme për të konkluduar se Hoxha ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Në përfundim, KPA çmon se gjyqtari Besnik Hoxha nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Pas

Pas vizitës në SHBA, Osmani shkon në Gjermani, takim me presidentin Steinmeier

Para

Hetimi për konçensionet në Shëndetësi, opozita bojkoton Komisionin/ PS vijon me pyetjet e dëshmitarëve, Bejtja jep sqarime për Check Up

Para
Hetimi për konçensionet në Shëndetësi, opozita bojkoton Komisionin/ PS vijon me pyetjet e dëshmitarëve, Bejtja jep sqarime për Check Up

Hetimi për konçensionet në Shëndetësi, opozita bojkoton Komisionin/ PS vijon me pyetjet e dëshmitarëve, Bejtja jep sqarime për Check Up

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përndoqi një 29-vjeçare, procedohet 42-vjeçari në Korçë

Avancojnë negociatat Rusi-Ukrainë, Moska konfirmon takimin e dytë: Do t’u dorëzojmë një memorandum

Ushtria Amerikane organizon paradën madhështore, përkon me ditëlindjen e Trump

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.