Suedezi, i cili arriti verën e kaluar, ka dëshmuar se mund të jetë i suksesshëm në “Old Trafford”
Manchester United pret më padurim që t’ia zgjasë kontratën sulmuesit, Zlatan Ibrahimovic. Sipas “The Sun”, për shkak të paraqitjeve tejet të mira, “Djajtë e Kuq” janë duke menduar që t’ia zgjasin Ibrahimovicit kontratën deri në verën e vitit 2019.
35 vjeçari ka realizuar deri më tani 19 gola për Manchester Unitedin në të gjitha garat, i cili erdhi në Angli si lojtar i lirë nga Paris Saint Germain.
Ai nënshkroi kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, por “Djajtë e Kuq” e duan atë në “Old Trafford” deri në vitin 2019. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post