13:27 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parashikimet nuk janë statistika, janë pritshmëri të dyshimta në sigurinë e tyre!

11:07 | 13/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk pritej! Si e thërret Edi Rama akademikun Artan Fuga

Nga Artan Fuga

S. M., falenderoj që më ndjek në fcb por ruaj etikën e komunikimit. Kurse se çfarë zhgënjimesh ke ti nga unë për këtë status, mua as më bëhet fare qejfi qeder. Puna jote! As në e do ti apo nuk e do ti kryeministrin nuk më intereson fare! Mos na hap barkun këtu me ndjenjat e tua! Tani po ta shpjegoj qe statistikat poqese nuk ke kulturën e duhur nuk i kupton dot dhe nuk i përdor dot qofsh si ty apo qofsh kryeministër, apo qofsh mbret.

E para, nje shkrim a studim mund te japi statistika se fundja jane arritje shkencore, por jo t’i japi nje kryeministër sepse atehere behen shifra zyrtare. E dyta, o Stenaldo, duhet që kur jep shifra kryeministri, sekretari i partisë, mbreti, a kushdo, duhet të japi referencat dhe jo t’i nxjerri si të tijat. E treta, kur flitet për statistika prediktive, pra per parashikime, duhet me thene se ka mundesi të ndodhi keshtu ose disa thone keshtu jo te flitet me ton te sigurt.

E katerta, a mendon ti se INSTAT nese do te kete te dhena te tjera duke u varur nga kryeministri nuk do te japi te dhenat reale por keto qe korrespondojne me shifrat që vendos kryeministri? E pesta, nese ka ndodhur keshtu ne ndonje vend si Kina, kush te tha ty qe e njejta gje ndodh ne Amerike, në Spanje, në itali, dhe po kështu do të ndodhi ne Shqiperi. Kush ta jep te drejten te pergjithësosh? Këtë me shpjego nëse je i zoti! E gjashta, pse u botua në The New York Times, do të thote se është medomos e padiskutueshme?

Sa naiv që bëhesh! Sa parashikime bëhen në media!!! Media i boton por nuk i merr përsipër të thotë se janë të sakta. Vetëm ti e ha sapunin për djath. Prandaj themi gjithmonë duhet vendosur edukata per mediat në shkolla! E shtata, ti nuk e kupton qe ne ato shifra qe u dhane t’u tha se vetem 1 në 10 ose në 15 te semure merret persiper te trajtohet nga spitali. E kuptove? Rri me gazetat ti. Dhe e teta, si maten sesa janë ata te semure pa simptoma, kur keta nuk e dinë fare se janë të semure dhe nuk shkojne fare te depistohen? Kjo pra! Edhe nje here mos u frymëzo nga asnjeri, nga unë aq më pak, se nuk jam të frymëzojë ty unë, por vere mendjen ne pune për veten tënde. Sa per kryeministrin, keto dite kam interes ta mbeshtes sepse eshte krize, kurse per ndjenja dhe vleresime, personale për këtë ose atë as me duhen fare. Janë personale. Abstragoj komplet andej! Uroj ta bëj punën mirë sepse e ka marrë përsipër dhe ne të bëjmë detyrat tona si qytetarë!

Pas

U infektua me koronavirus dhe u shtrua me probleme në frymëmarrje, vdes mjeku

Para

Kina shigjeton drejtpërdrejtë SHBA-të: Virusin na e solli ushtria juaj, pse nuk i bëni publike rastet në vendin tuaj?!

Para
Kina shigjeton drejtpërdrejtë SHBA-të: Virusin na e solli ushtria juaj, pse nuk i bëni publike rastet në vendin tuaj?!

Kina shigjeton drejtpërdrejtë SHBA-të: Virusin na e solli ushtria juaj, pse nuk i bëni publike rastet në vendin tuaj?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Përvetësoi padrejtësisht pronën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, procedohet 50-vjeçari në Fier

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.