Anglezët njihen për humorin e tyre të çuditshëm, por edhe për humorin e zi. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe ekzistenca e një sajti anglez në internet, ku çdo vit nxirret “Lista e Vdekjes”, që parashikon se cilët të famshëm do të vdesin brenda vitit?
Në 2016-ën u ndanë nga jeta 25% e listës së tyre (12 nga 50). Ndoshta sepse ky sajt përdor “strategjinë” e përzgjedhjes së personaliteteve të njohur që janë në moshë të thyer, kryesisht mbi 90 vjeç.
Ndër emrat që u ndanë nga jeta në 2016-ën dhe ishin në listën e kobshme, ishin Fidel Castro, Nancy Reagan dhe Muhammad Ali.
Sipas “Anabel”, këtë vit, lista përfshin disa emra të tjerë të njohur, emra të mëdhenj të artit dhe medias. Aktori Kirk Douglas, i cili festoi 100 vjetorin muajin që shkoi; dizenjatori i famshëm Pierre Cardin, 95 vjeç; themeluesi i “Playboy”, 91-vjeçari energjik Hugh Hefner; multimilioneri David Rockfeller, 102 vjeç; ish-Papa Benedikti XVI, 90 vjeç; George Bush Ati, 93 vjeç si edhe aktoret e njohura të Hollyëood-it të artë, Betty Ëhite, 95 vjeç apo Olivia de Havilland, 101 vjeç. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”687″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]