09:53 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parashikimi i frikshëm i Majkos për Krimenë: Ky konflikt do ta bëjë Aleppo-n të duket ngjarje të vjetër!

23:04 | 06/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një ditë pas arrestimit të Haradinajt, reagon ish-kryeministri Majko: Në Francë asgjë nuk ndodh për asgjë…

Ish-­Kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për arrestimin Ramush Haradinajt.

Sipas tij, kjo ngjarje hap diskutime për raportet e shqiptarëve me Parisin, duke iu referuar gjithashtu edhe deklaratave të kandidates për presidente Marine Le Pen.

Majko nuk ndalet me kaq, por bën një parashikim të frikshëm për “Krimenë”, duke thënë se aneksimi i saj nga Rusia mund të sjellë një konflikt akoma më të rëndë se në Aleppo.

“Pas “Krimesë”, është hapur një precedent për të cilin vlen të vlerësohet si “fakti i kryer” në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare. Ai në kushte të rajonit të Ballkanit mund të hapi një kapitull ngjarjesh ku Alepoja do të dukej ngjarje e “vjetër”. Po kërkohet dështimi i Europës në pikën e saj të njohur si delikate… Ballkanin”, shkruan Majko.

Postimi i plotë:

PERBALLE FRANCES…

Arrestimi i Haradinajt në Francë padyshim që ka ngjallur një diskutim për raportet edhe me këtë vend. Po ndodh ajo që nuk duhet. Ka mjaft shqiptarë të cilët tani po e shohin Francën me dyshim dhe armiqësi.

Pa dalë ende vendimi fundor i gjykatës franceze dëshiroj të them se cfarë më ka tërhequr vëmendjen në këtë histori.

Padyshim që është i pashmangshëm reagimi i panatyrshëm i zonjës Lë Pen, lidere e ekstremit të djathtë francez dhe kandidatja për Presidente të Francës. Marine Le Pen përmes rrjetit “Tuitter” ka shpërndarë në mënyrë të cuditshme lajmin për arrestimin e Ramush Haradinajt, për të cilin ka shkruar se “drejtësia duhet të vihet në vend”.

Por… nuk mund të anashkalohet as deklarimi i ambasadorit francez në Prishtinë, Chabert i cili nënvizoi si përfaqësues i Parisit zyrtar se krejt kjo histori mund të mos ndodhte fare nëse kryetari i AAK-së do informonte Ambasadën Franceze se do udhëtojë në Republikën e tyre.
Kush e njeh politikën franceze di të thotë që ka shumë pak gjëra për të cilat në politikën e jashtme të saj të gjesh dallime të natyrave të tilla si rasti i Haradinajt.

Kosova është një projekt europian dhe si i tillë ai nuk është vetëm sukses i shqiptarëve dhe serbëve që e duan atë. Zonja Lë Pen është një antieuropiane e deklaruar. Ajo duhet mirëkuptuar në qëllimin e saj. Kthimi i shqiptarëve në konfliktualë është qëllim antieuropian. Për ironi ambasadori francez në Prishtinë përfaqëson Francën e zënë në befasi dhe jo vetëm kaq.

Duket ironike që shqiptarët e mërzitur sot me Europën janë në fakt mbrojtësit e saj.

Koha për këtë krizë “shqiptare” i ngjan “krimit perfekt”. Në Uashington po ndrohen administratat. NATO pas daljes së Britanisë ka një cekulibrim të natyrshëm të forcës europiane në të. Turqia është nën presionin më të madh që nga ekzistenca e saj si shtet. Rajoni është konfuz dhe në një garë armatimi që fillon me “dhurata”. Kjo po thellon ndarjet dhe nxit më shumë krizën e marrëdhënies së Brukselit me rajonin.

Pas “Krimesë”, është hapur një precedent për të cilin vlen të vlerësohet si “fakti i kryer” në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare. Ai në kushte të rajonit të Ballkanit mund të hapi një kapitull ngjarjesh ku Alepoja do të dukej ngjarje e “vjetër”. Po kërkohet dështimi i Europës në pikën e saj të njohur si delikate… Ballkanin.

Pak ditë më parë në Harkun e Triumfit në Paris u urua në shqip viti i ri. Kampionati Europian i futbollit cuditi francezët të cilët panë tifozët shqiptarë aq europianë dhe që natyrshëm një gazetë franceze e shprehu aq bukur “Shqiptarë ejani përsëri!…”

Parisi është Kryeqyteti i pashpallur i civilizimit europian. Franca meriton dashurinë e shqiptarëve.

Ka shumë që besojnë se Franca respektohet nga shqiptarët më shumë se sa ajo na e kthen këtë. Ata që nuk duan ta kuptojnë se Franca ka ndryshuar e kanë një provë. Kjo është zonja Le Pen. Ajo nuk është Franca. Sigurisht.

 

Pas

Qytetari jep alarmin: Nuk është thjesht grip, jeni helmuar nga uji

Para

Arrestimi i Haradinajt, reagon kongresmeni Engel: Pafajësia e tij është vërtetuar nga Haga

Para
Arrestimi i Haradinajt, reagon kongresmeni Engel: Pafajësia e tij është vërtetuar nga Haga

Arrestimi i Haradinajt, reagon kongresmeni Engel: Pafajësia e tij është vërtetuar nga Haga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador

Të paktën dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Gjermani

I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

OKB: Për herë të parë, vendet arabe dhe myslimane dënojnë Hamasin dhe bëjnë thirrje për çarmatimin e tij

Ngjarja që tronditi Fierin/ 30-vjeçari dhe dy adoleshentë abuzuan seksualisht me të miturën

Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë

Valët e para të cunamit në Hawaii dhe Alaska pas tërmetit me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm në të gjithë Paqësorin

Statistikat flasin: Të rinjtë, faktor kryesor në bërjen e aksidenteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.