Gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, reshjet e shiut do të vazhdojnë në të gjithë vendin. Siç thuhet në parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të ketë shtrëngata shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat do të jenë mesatare të stinës.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
(M.Q/Faxweb)