hërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte, 22 Maj, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, sidomos gjatë relieveve malore në veri e lindje të territorit.
Reshjet e shiut parashikohen në formë shtrëngatash afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet do të vijojnë në mënyrë lokale me intensitet të ulët (me ndërprerje), dhe kryesisht të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.
Era parashikohet të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të ketë shpejtësi 6-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.