Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 36 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëjë që deti të jetë pa dallgë