Sipas MeteoAlb moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë; përgjatë gjithë 24-orëshit në të gjithë vendin ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore ku priten edhe rrebeshe; shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të pakët në zonat qendrore duke lënë dy ekstremet veri-jug me rrebeshe shiu.
Parashikohet që gjatë natës të ketë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në mëngjes, pot rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor; kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.