Për ditën e martë mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve.
Temperaturat parashikohen në zonat malore -1 deri 14°C, në zonat e ulëta 2 deri 20°C dhe në zonat bregdetare 6 deri 20°C.