13:41 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Paratë do të shkojnë në xhepin e Veliajt”, Ina Zhupa: Buxheti i 2020 parashikon rritje taksash për qytetarët

18:15 | 27/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Paratë do të shkojnë në xhepin e Veliajt”, Ina Zhupa: Buxheti i 2020 parashikon rritje taksash për qytetarët

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kundërshtoi buxhetin e miratuar nga Bashkia e Tiranës për vitin 2020, duke deklaruar se ai nuk ju shërben qytetarëve, por oligarkëve. Në studion e “FaxNews”, Zhupa u shpreh se vitin e ardhshëm për qytetarët do të ketë rritje taksash, ndërsa renditi edhe disa prej tarifave që do të paguhen më shtrenjtë.

“Bashkia e Tiranës parashikon që të rrisë të ardhurat nga ndërtimet e reja, çka do të thotë se do të vijojë betonizimi i qytetit. Këtë mos ma shit si sukses sepse je duke betonizuar një qytet që është rekordi i lejeve. Shet një sukses një gjë që e dëmton qytetin.

Kemi taksën për pasurinë e paluajtshme. Banorët do të paguajnë më shumë taksa për pronën. Taksa e pastrimit do të jetë 15% më shumë se vitet e tjera. Tarifa e parkimit, shumë e ndjeshme për banorët e Tiranës. Bashkia e Tiranës thotë që përcec metodës me sms, do të printohen edhe bileta elektronike, që i jep një koncesion dikujt nga paratë e mija.

Zona të tjera të Tiranës që ende nuk janë bërë me pagesë, të bëhen me pagesë. Në buxhetin e bashkisë reflektohet një rritje që do të vijë nga tarifat e parkimit. Do të arkëtojë 34% më shumë se 2019. Paratë do të shkojnë në xhepin e Veliajt, por që nuk përdoren për ne, por për oligarkët”, tha zëdhënësja e PD.

Ajo akuzoi Veliajn se po ju mëshon projekteve korruptive që t’i mbarojë sa më shpejt sepse nuk e di edhe për sa kohë do të vijojë ta ushtrojë mandatin e tij të dytë. Sipas Zhupës, në buxhetin e vitit të ardhshëm, fondet e parashikuara për të rinjtë janë të pakta, ndërsa për familjet e prekura nga tërmeti në Kinostudio nuk ekzistojnë fare.

“Ka patur edhe një festë në Tiranë sepse Tirana u shpall kryeqyteti i rinisë. Ai për rininë ka parashikuar 15 milionë lekë të reja në buxhet. Kjo është shifër qesharake. Tirana ka numrin më të madh të të rinjve dhe duhet të ketë sa më shumë aktivitete dhe investime. Në buxhet ai ka vetëm 2 projekte që supozohet që do të nxisin punësimin e të rinjve.

Ky buxhet nuk është për qytetarët, por për të pasuruar oligarkët. Buxheti çon para pafund tek projektet korruptive. 500 mijë euro do të shkojnë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai ngutet sepse e di që është në një mandat që e ka ilegjitim, që mund t’i mbarojë nga dita në ditë dhe do t’i mbarojë sa më shpejt këto projekte.

Asgjë nuk është parashikuar në buxhetin e Bashkisë së Tiranës si incentivë, si strehim i veçantë për Kombinatin që u prek nga tërmeti. Në vend që të merret me këtë, ai shton policët që t’u gjëmojnë nga mbrapa atyre që shesin në rrugë. Të gjitha i kanë fjalë dhe propagandë, veprat janë të limituara për shtresën e mesme dhe të varfër”, u shpreh Ina Zhupa për “FaxNews”.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: Ina Zhupa
Pas

E rëndë/ Ishte zhdukur 5 muaj më parë, gjendet i varur afër varrezave 26-vjeçari (Emri+Foto)

Para

VIDEO/ “Mbështesni njëri-tjetrin duke konsumuar shqip”, nisma e Kryemadhit: Tavolina e festës duhet të jetë me prodhime vendase

Para
VIDEO/ “Mbështesni njëri-tjetrin duke konsumuar shqip”, nisma e Kryemadhit: Tavolina e festës duhet të jetë me prodhime vendase

VIDEO/ "Mbështesni njëri-tjetrin duke konsumuar shqip", nisma e Kryemadhit: Tavolina e festës duhet të jetë me prodhime vendase

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite, paralajmërim për tensione të reja

Berisha: Edi Rama dhe Altin Troplini, “baljozët e zi” të krimit elektoral

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

Berisha: “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, rinumërimi është kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së

Trump: Nuk jam i kënaqur, Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.