01:29 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Paratë e drogës në zgjedhje, Nazarko-Bashës: Nuk ndikove te ndërkombëtarët, po investon para që t’i bashkangjiten çadrës dhe të ndikosh në media

13:13 | 12/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paratë e drogës në zgjedhje, Nazarko-Bashës: Nuk ndikove te ndërkombëtarët, po investon para që t’i bashkangjiten çadrës dhe të ndikosh në media

Analisti Mentor Nazarko duke u referuar kauzës së opozitës, ku kjo e fundit deklaron se paratë e drogës do të përdoren për fushatën zgjedhore ku sipas kësaj karte, rezultati zgjedhor është paracaktuar,ai ngre një pyetje. Duke theksuar se vitet e fundit në vend ka patur një lulëzim sasior të drogës analisti Nazarko ngre si në diskutim se a ka lidhje univoke, shkak- pasojë droga me blerjen e zgjedhjeve. Duke u nisur edhe nga axhenda e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, Nazarko shprehet se Basha ka bërë takime të pafundme jashtë vendit për të bindur faktorin ndërkombëtar se kauza e tij është e fortë, duke e vënë theksin te kanabizimi por pavarësisht këtyre,  thirrja unison e ndërkombëtarëve është: votoni vetingun dhe merrni pjesë në zgjedhje. Sipas Nazarkos ndikimi si duket ka qenë jodomethënës i Bashës dhe për këtë arsye, ai po investohen para nëpërmjet lobistëve, që protestës së çadrës t’i bashkangjiten dhe përfaqësues ndërkombëtarë dh të ndikojë në media. 

“E tani, a e ka bindur opozita faktorin ndërkombëtar, misionet diplomatike apo ODIHR, se vullneti zgjedhor po tjetërsohet, apo se ka prova të sigurta se kjo do të ndodhë?

Populli shqiptar, me gjasë nuk ndikohet nga kjo betejë. Pra pjesa e brendshme e betejës denoncuese nuk ka impakt elektoral. Po a janë ndikuar të huajt? Basha për këtë ka takuar pafundësisht shumë njerëz, institucione, madje dhe Interpol-in.  Gjithë kjo fushatë, pavarësisht etikës së saj, do duhet të kishte dhënë ndikim tek faktori ndërkombëtar.

Si duket nga reagimet e gjithë ambasadorëve, përfaqësuesve të Parlamentit Europian, vetë kancelarive (Merkelit veçanërisht),  thirrja unison e tyre është: votoni vetingun dhe merrni pjesë në zgjedhje!

Ndikimi si duket ka qenë jodomethënës. E pikërisht për këtë arsye, po investohen para nëpërmjet lobistëve, që protestës së çadrës t’i bashkangjiten dhe përfaqësues ndërkombëtarë, apo që në media të caktuara të ketë artikuj për drogën dhe politikën në Shqipëri.”, shprehet Nazarko.

SHKRIMI I PLOTË NGA MENTOR NAZARKO:

Njëra ndër kartat, kauzat me të cilën, apo për të cilën është çadra, është lidhja midis krahut politik të qeverisë dhe drogës, lidhje e cila për shkak të fuqisë financiare do të blejë zgjedhjet. Sipas kësaj karte, rezultati zgjedhor është paracaktuar.

Nuk ka asnjë diskutim se në Shqipëri, edhe si pasojë e implikimit të pjesëve të caktuara të shtetit, lidhjeve preferenciale të krimit me shtetin, presionit të krimit ndërkombëtar për mall shqiptar, neglizhencës së policive dhe shteteve perëndimore për të afruar zgjidhje tërësore për drogën shqiptare si model jetese, thirrjeve për kultivimin e hashashit shëndetësor, thirrje e ngjashme  me «paratë tona janë të pastra», gjatë këtyre viteve të fundit ka patur lulëzim sasior të drogës. Kjo nuk vihet në diskutim.

Ajo çka vihet në diskutim është se a ka lidhje univoke, shkak- pasojë me blerjen e zgjedhjeve. Me një fjalë a sjell me siguri ky lulëzim i madh i hashashit, blerjen e votës prej kultivuesve, trafikantëve dhe mbrojtësve qeveritarë të tij? A do të kemi tjetërsim të vullnetit të popullit për të votuar në favor të njerës apo tjetrës palë?

Tjetërsimi i vullnetit elektoral, bën pjesë  tek ato dukuri që mund të vëzhgohen jo thjesht prej opozitës, por dhe faktorit ndërkombëtar që është i pranishëm në Shqipëri. Ai legalizohet prej raportit pjesë pjesë të OSBE-ODIHR-it, i cili vendos në vend një mision vëzhgimi disa muaj para zgjedhjeve, gjatë tyre, por dhe pas tyre. Ky mision është arbitri i njohur ndërkombëtarisht për vendet që kanë probleme me zgjedhjet. Në mungesë të tij, janë misionet diplomatike, që kanë në trupën e tyre dhe ekspertë policie, shërbimesh sekrete që e njohin gjendjen më mirë sesa opozita. Këtij misioni të specializuar të OSBE i janë drejtuar palët edhe para formulimit të raportit, apo dhe pas, duke e përdorur raportin e vëzhguesve në luftën e tyre të brendshme,.

E tani, a e ka bindur opozita faktorin ndërkombëtar, misionet diplomatike apo ODIHR, se vullneti zgjedhor po tjetërsohet, apo se ka prova të sigurta se kjo do të ndodhë?

Populli shqiptar, me gjasë nuk ndikohet nga kjo betejë. Pra pjesa e brendshme e betejës denoncuese nuk ka impakt elektoral. Po a janë ndikuar të huajt? Basha për këtë ka takuar pafundësisht shumë njerëz, institucione, madje dhe Interpol-in.  Gjithë kjo fushatë, pavarësisht etikës së saj, do duhet të kishte dhënë ndikim tek faktori ndërkombëtar.

Si duket nga reagimet e gjithë ambasadorëve, përfaqësuesve të Parlamentit Europian, vetë kancelarive (Merkelit veçanërisht),  thirrja unison e tyre është: votoni vetingun dhe merrni pjesë në zgjedhje!

Ndikimi si duket ka qenë jodomethënës. E pikërisht për këtë arsye, po investohen para nëpërmjet lobistëve, që protestës së çadrës t’i bashkangjiten dhe përfaqësues ndërkombëtarë, apo që në media të caktuara të ketë artikuj për drogën dhe politikën në Shqipëri.

(J.V/Shuplaka)

Pas

PDIU “hedh sytë” nga Nishani: Thërrisni tryezën parlamentare për të zgjidhur krizën

Para

Edi Rama ka kohë me bollëk, pas shpjegimit të ndeshjes së Juventusit, shikoni ç’bën me një foto të Bashës

Para
Edi Rama ka kohë me bollëk, pas shpjegimit të ndeshjes së Juventusit, shikoni ç’bën me një foto të Bashës

Edi Rama ka kohë me bollëk, pas shpjegimit të ndeshjes së Juventusit, shikoni ç'bën me një foto të Bashës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.