Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht pas një kontrolli të ushtruar në një banesë në vendin e quajtur “Lugu i Mollës” në Malësinë e Madhe.
180 bimë narkotike me gjatës 2-5 cm janë asgjësuar, ndërkohë që është kryer arrestimi i pronarit Smajl Vuçaj 64 vjeç.
Detaje të policisë:
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Më datë 02.06.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në fshatin Vuçë, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Lugu i Mollës”, ambient i hapur i administruar nga shtetasi Smajl Vuçaj, gjatë kontrollit të territorit, në 1 parcele me siperfaqe 225 m2, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 180 bimë narkotike me gjatesi 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Smajl Vuçaj, 64 vjeç, lindur në fshatin Vuçë dhe banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi: P. M, 71 vjeç, banues në fshatin Vuçë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Vuçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e “Moskallëzimi i krimit” te parashikuara nga nenet 284 e 300 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2028″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]