Altin Goxhaj ka qenë i ftuar nga Rovena Neziri për të diskutuar problematikat në qytetin e Tiranës. Së pari, avokati e nis duke treguar për një axhendë të Sorosit e cila lidhet me shpopullimin e Shqipërisë. Një projekt sipas tij i Vaso Čubrilović, ndërtuar në 1937 dhe i implentuar më pas prej Sorosit në Shqipëri, me qëllimin për t’ua bërë jetën shqiptarëve sa më të vështirë që të largohen vetë. Këtë, Goxhaj e argumenton me modelimin e urbanistikës së qytetit të Tiranës, i cili sipas tij është bërë në atë mënyrë që jeta për qyetarët në Tiranë, të jetë sa më stresuese. Avokati, ka qenë në terminalin e autobusëve të jugut dhe të veriut, ose si njihet ndryshe rrethrrotullimi i ‘Casa Italias”. Nga aty, ai ka treguar sa e ndërlikuar është situata, ku mjetet duhet të shkojnë deri te Kthesa e Kamzës, të kthehen prapë dhe ndërkohë kanë harxhuar mbi 10 minuta nga koha e tyre, naftë, gjithashtu dhe shtim të stresit. E gjithë kjo, sipas Goxhajt mund të zgjidhej aq lehtë, duke bërë një rrethrrotullim aty ku është trekëndëshi. Për avokatin, nuk kanë dallim forcat politike, por ajo që është e sigurt është axhenda e shpopullimit që po u bëhet shqiptarëve.
Goxhaj: Axhenda e shpopullimit të Shqipërisë është tema bazë që duhet të diskutohet, parimi Čubrilovićian “si t’ua nximë jetën shqiptarëve që ata të ikin vetë”. Ky parim i shpikur në 37 është elementi bazë që ka përdorur Rilindja dhe netëorku Soros për shpopullimin e Shqipërisë. Një dokument që ekziston prej vitesh, është mohuar nga PD duke u censuruar në takimin e Berishës me Alfed Lelon, duke treguar që axhendë ka, po nuk po e bën Soros. Do kujtoj një kohë të largët kur Edi Rama u bë kryetar bashkie. Sapo ndodhi kjo, erdhi një çift hebrenjsh për urbanistikën. Erdhën sërish në 2003 edhe më mbrapa. Ju e dini si ka përfunduar tirana, duke bërë vetëm ndërtime dhe duke hequr hapësirën publike. Në kohën e Ramës kishte ekspertë të huaj, të cilët kanë modeluar urbanistikën e Tiranës. Në vitin 2000 në Komunën e Parisit kishe mundësi pafund. Në fakt, është një vend i mbytur plot me trafikë. Ka një axhendë që u ndërtua në 2013, i paguar nga Soros, për të bërë politikën sociale në Shqipëri. Unë kam zgjedhur sot, një moment shumë të thjeshtë për ta provuar këtë. Jam në stacionin e autobusëve që vijnë dhe ikin nga e gjithë Shqipëria. Terminali i Veriut dhe Jugut. Nuk ka asnjë vend strehimi, që nuk kushton asgjë. Sot kam ardhur për trafikun.
Gazetarja: Edhe qytetarët e kanë parasysh se për cilën zonë bëhet fjalë, është gjithnjë e rënduar, ka trafik, rrethrrotullimi i Casa Italia-s.
Goxhaj: Po ta shikoni, ndahet në dy rrugë. Nuk ke asnjë shans të shkosh në Durrës, pa shkuar deri te Kthesa e Kamzës me 5 kilometra. Unë kur hipi te autobusët, jam i detyruar që të pres autobusin të bëjë një rrugë të gjatë për t’u kthyer. Ka një trafik shumë të madh, me të cilin humbas në rastin më të mirë 10 minuta. Për të shkuar në Durrës gjithë rruga bën 20 minuta me autobus. 20 minuta Durrësi dhe 10 minuta këtu, rruga shtohet me 1/3. Kjo është për të gjithë stacionat e autobusëve. Te stacioni i autobusit janë dy tabela që tregojnë qytetet e jugut dhe të veriut. Janë 30 qytete nga jugu, të gjithë duhet të harxhojnë 10 minuta për të shkuar te Kthesa e Kamzës. Dhjetra mijëra njerëz vuajnë çdo ditë. Vuajnë me qëllim. Para terminalit kemi një trekëndësh të vogël, që lidhet me rrugët aty.
Gazetarja: Mund të ishte një rrethrrotullimdhe mund të shmangnim të gjithë kilometrat, lodhjen trafikun dhe gjithçka tjetër.
Goxhaj: Njerëzit ta shohin vetë. Kam një tabelë që tregon sa e thjeshtë do ishte për t’u bërë rrethrrotullimi, i cili mund të bëhej dhe falas. Pse nuk e bëjnë? Po të shohësh pjesën tjetër të nënkalimi i Tiranës, është një zonë që mund të thuash absurditetio më i madh i Tiranës. Ka një plan që qytetarët të jenë të stresuar.