19:53 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Parkingu i të vetmit aeroport funksional në Shqipëri, pa kamera sigurie

20:24 | 13/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Parkingu i të vetmit aeroport funksional në Shqipëri, pa kamera sigurie

Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është i vetmi aeroport funksional në vend, por megjithatë ai nuk është i sigurtë, pavarësisht se kjo duhet të ishte karakteristika e tij kryesore. Të paktën sipas emisionit investigativ “BOOM” në Ora News, i cili  ka kryer një vëzhgim pas ankesave të qytetarëve.

Në parkingun e projektuar për 490 vende automjetesh, 240 të mbuluara dhe 240 të pambuluara, mungojnë kamerat e sigurisë.

DENONCIMI

Parkingu është i ndarë në dy pjesë, P1 dhe P2. TIA nga ana tjetër këtë parking e ka dhënë në formë koncesionare ose nënkontraktore tek një firmë private. Përsa i përket perimetrit është menduar duke e rrethuar atë. Por për parkingun është harruar një element fare i vogël, ai i kamerave të sigurisë.

Në P1 këto kamera nuk ekzistojnë fare, ndërsa në pjesën e parkingut të zbuluar këto kamera janë fizikisht por nuk janë funksionale.

Gazetari: Më kanë gërvishur makinën aty duke dalë ndoshta, ka ndonjë kamer ta shohim?

Punonjësi i parkingut: Ku, në çfarë vendi e ke lënë makinën?

Gazetari: Aty matanë.

Punonjësi i parkingut: Tek ajo taksia atje?

Gazetari: Po, pas taksisë.

Punonjësi i parkingut: Për Zotin vështirë me kap kamera atje, se vetëm në hyrje dhe dalje ka kamera.

Gazetari: Aty nuk ka dmth, thashë ta shoh se pastaj e gjej unë.

Punonjësi i parkingut: E di, ta kishim parë isha marrë dhe unë me të, nuk kishim pas nevojë me të thënë ty. E kishim mbajt burrin e huaj peng aty. E di sa veta ankohen përditë për këtë.

Punonjësi 2 i parkingut: Ne vetëm 3 kamera kemi se këto të tjerat janë jashtë funksionit. Edhe atje janë prishur dhe akoma nuk kanë ardhur me i rregullu.

Gazetari: Nuk punojnë kamerat?

Punonjësi 2 i parkingut: Nuk punojnë kamerat, vetëm 3 copë punojnë. Ajo aty,ajo aty dhe ajo atje(tregon kamerat hyrëse dhe dalëse të parkingut)

BOOM telefonon përgjegjësin e parkingut: Ankohu tek TIA

Gazetarja: Pse nuk ka kamera?

Përgjegjësi i parkingut: Ça kërkon tani, të kanë marrë ty se nuk ka kamera?

Gazetarja: Ka patur në momentin që ju e keni marrë si nënkontraktor?

Përgjegjësi i parkingut: Si nënkontraktor kanë qenë vetëm ato kamera që kemi ne ekzistuese, nuk ka kamera shtesë që thua ti në parking.

Gazetarja: Ato nuk funksionojnë.

Përgjegjësi i parkingut: Funksionojnë të gjitha ato që janë në hyrje dhe dalje.

Gazetarja: Hyrje dhe dalje?

Përgjegjësi i parkingut: Po.

Gazetarja: Ndërsa kamera që monitorohet parkimi, zona c1, c2, b1, b2, parkimi i hapur andej?

Përgjegjësi i parkingut: Jo nuk ka fare andej.

Gazetarja: Po mirë, nuk keni ankesa ju që ka probleme, gërvishtje?

Përgjegjësi i parkingut: Hiç fare, asnjë lloj ankese.

Gazetarja: Nuk ka asnjë lloj ankese? I sigurt për këtë?

Përgjegjësi i parkingut: Po.

Gazetarja: Ju kush jeni, do ma thoni pak emrin?

Përgjegjësi i parkingut: Po. Përgjegjësi i parkingut jam unë.

Gazetarja: Emrin?

Përgjegjësi i parkingut: Po çkutim ka kjo tani se shumë paske ti? Ik atje tek TIA dhe mund të bësh çdo gjë, mund të bësh çdo lloj kërkese që mund të kesh. Ata na marrin në telefon pastaj.

Gazetarja: Ok, faleminderit!

TIA: Po pretë biletën, përgjegjësinë mbajeni vetë

BOOM i kërkoi disa shpjegime kompanisë koncesionare TIA, e cila ka kthyer këtë përgjigje:

“Kompania nënkontraktore që operon parkimin në aeroportin “Nënë Tereza” është Star Parking Albania Shpk. Po hapësirat e parkimit P1 dhe P2 monitohen nga kamera sigurie 24/7 pa ndërprerje”

Dhe pyetjes se a mban përgjegjësi TIA nëse automjetet e qytetarëve dëmtohen në kohën që janë në parkim, TIA shprehet:

“a) Pika 8 e rregullores së parkingut Star Parking Shpk.
– Star Parking Albania Shpk nuk do të jetë përgjegjës për dëmtime direkte ose indirekte të shkaktuar nga përdoruesit e tjerë të parkingut, ose dëmtime, vjedhje, ose tentativë për vjedhje të mjeteve, sendeve të tjera (radio, rrota) ose bagazhe dhe artikuj të tjerë të ndodhura brenda ose jashtë mjetit në fjalë.
b) Pika 13 e rregullores gjithashtu konstaton:
– Duke hyrë në parking me makinën e tij/saj dhe me marrjen e biletës në hyrje përdoruesi i automjetit pranon automatikisht rregulloren e mësipërme”.

Etiketa: aeroportinene terezaparkingu
Pas

Kancelarja Merkel shtyn takimin me Donald Trump

Para

Shqipëria dhe Bosnja të fundit në rajon për plotësimin e kritereve për shkencën dhe teknologjinë

Para
Shqipëria dhe Bosnja të fundit në rajon për plotësimin e kritereve për shkencën dhe teknologjinë

Shqipëria dhe Bosnja të fundit në rajon për plotësimin e kritereve për shkencën dhe teknologjinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

U dënua nga Gjykata e Sienës për përdhunimin e ish-gruas, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

Arrestohet në elbasan shqiptari i dënuar në itali për dhunë seksuale ndaj ish-bashkëshortes, në proces ekstradimi drejt sienës

Trump zbulon telefonatën me Putinin: Më kërkoi favor për Iranin, i ktheva “merre me qetësi”

Në përfundim spitali modern i Kardiokirurgjisë, Rama: Kapacitet operativ mbi 1 mijë raste në vit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.