Debate të ashpra po zhvillohen në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikololës.
Kjo e fundit i mbylli fjalën deputetit demokrat, Flamur Nokës teksa po fliste në foltore. Sipas saj fjala u ndërpre pasi po fliste jashtë procedurës.
Pas kësaj deputetët e PD-së, Saimir Korreshi, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u mblodhën te foltorja, ndërsa u bllokuan menjëherë nga punonjësit e Gardës.