Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka takuar sot 7 eurodeputetët e PE-së që kanë mbërritur prej ditës së djeshme në Shqipëri, ndërsa po diskutojnë lidhur me qëndrimin e opozitës, por edhe integrimin e vendit. Ruçi iu ka thënë eurodeputetëve se objektivat për integrimin drejt përmbushjes.
Ndërkohë që Fleckenstain, sipas burimeve nga zyra e Ruçit, ka deklaruar se po humbet durimin me deputetët e opozitës, dhe se zonja e parë nuk mund të pengojë integrimin e vendit, duke iu referuar kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Ruçi është shprehur: Reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu, jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë, në qershor, organet e reja të sistemit në funksion të plotë. Reforma ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve. Reforma elektorale, paketa e depozituar në Kuvend. parlamenti legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme, zgjedhjet e 2017 të certifikuara nga 100% e numuruesve të opozitës. Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend. Kuvendi në dispozicion të opozitës, opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka folur dy orë më shumë se Kryeministri, opozita ka folur tre orë më shumë se maxhoranca.
Kelam: PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar celjen e negociatave nuk kanë mbështetjen tone. Reforma në drejtësi, thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve. Po ikim me përshtypje pozitive për arritjet tuaja. Negative, ndarja politike dhe mungesa e bashkëpunimit, është përgjegjësia e të gjithëve ju të bashkëpunoni për interesin kombëtar. Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat
Fleckenstain: Protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. I bëj thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat, kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekt, në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja.
Preda: Ka ende mundësi që opozita të kthehet në Kuvend, pas 10 ditësh do jetë vonë.