05:19 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parlamentaret në Kosovë/ KQZ: 28 subjekte politike aplikuan për certifikim për zgjedhje

10:13 | 12/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parlamentaret në Kosovë/ KQZ: 28 subjekte politike aplikuan për certifikim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë.

Lista e publikuar nga KQZ-ja

Parti politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, SRPSKA LISTA, SRPSKI NARODNI POKRET, FJALA, PARTIA LIBRERALE EGJIPTIANE, NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS, SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA, KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ, Yenilikçi Türk Hareket Partisi, Jednstvena Goranka Partija (JGP), Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Srpska Demokratija, PARTIJA KOSOVSKIH SRBA, ZA SLOBODU PRAVDU I POSTANAK, PARTIA BALLI KOMBETAR DEMOKRAT SHQIPETAR, PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS, Kosova Adalet Türk Partisi.

Koalicione: Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka), AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30, Koalicioni për Familje, PDAK-LPB, Koalicija Vakat. Nisma Qytetare: Narodna Pravda, Opre Roma Kosova.

 

 

Kandidat i pavarur: Fatmir Bytyqi

KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Për një kohë të gjatë, partitë opozitare kishin kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.

Në fund të majit dështoi një nismë e subjektit më të madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, që në zgjedhjet të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Kjo mundësi u kundërshtua nga dy partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kërkuan që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti të jepte dorëheqje apo të shkarkohej. Por, këto dy kërkesa u kundërshtuan nga Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit./REL

Etiketa: kosoveKQZ
Pas

Tre ditë në det në hapur pas fundosjes së varkës me emigrantë, shpëtohet në brigjet italiane vajza 11-vjeçare

Para

Reporterët pa Kufij publikojnë shifrat: 54 gazetarë të vrarë në 2024! 18 të eliminuar vetëm nga ushtria izraelite

Para
Reporterët pa Kufij publikojnë shifrat: 54 gazetarë të vrarë në 2024! 18 të eliminuar vetëm nga ushtria izraelite

Reporterët pa Kufij publikojnë shifrat: 54 gazetarë të vrarë në 2024! 18 të eliminuar vetëm nga ushtria izraelite

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.