Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka nisur diskutimet posaçërisht për situatën aktuale në Shqipëri. Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.
Deri tani, kanë diskutuar për Shqipërinë raporteri David Lega dhe eurodeputeti Gahler. Lega është shprehur se qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me tráfikantët. Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE.
Eurodeputeti Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Durrësit dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako.
Lufta kundër krímit të organizuar dhe hetimi i kujtdo që është përfshirë në shitblerjen e votave janë 2 nga 15 kushtet e BE që Shqipëria duhet të përmbushë përpara nisjes së konferencës së parë mdërqeveritare për negociatat e anëtarësimit.
Kjo seancë u thirr nga David McAllister teksa Lega dhe Gahlet kanë thënë se pa u hetuar dhe luftuar krimi dhe korrupsioni që janë 2 kushte të Shqipërisë për negociatat, atëhere Shqipëria s’ka për t’i hapur ato nëse nuk i përmbush kushtet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.