01:50 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17:28 | 19/02/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë dhe progresin e saj drejt BE-së, i cili do të paraqitet më 20 shkurt në një seancë të Komisionit të Politikës së Jashtme të PE-së.

Ky draft-raport vlerëson përkushtimin e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe se përpjekjet për ta nxjerrë vendin nga një zonë gri, janë në interes edhe të Kosovës, edhe të BE-së.

Në këtë draft-raport mbështetet, gjithashtu, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesa të tjera.

Dokumenti, të cilin Terras e shkroi pas konsultimeve me partnerët dhe duke marrë parasysh gjetjet e Komisionit Evropian, nënvizon “progresin domethënës në fushën e drejtësisë, të sigurisë dhe lirive, të luftës kundër krimit të organizuar dhe të funksionimit të ekonomisë së tregut”, por shpreh keqardhje për përparimin e limituar në sundimin e ligjit.

Në këtë draft-raport kërkohet edhe një herë nga BE-ja që t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat i ndërmori në qershor të vitit 2023, për shkak të tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Ato përfshijnë ngrirjen e disa fondeve të BE-së dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë.

“Bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”, thuhet në dokument.

Parlamenti Evropian mbështet edhe kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Në raport shprehet shqetësim për gjendjen jo të kënaqshme në Kosovë sa i përket korrupsionit dhe kërkohet që, pos reformave ligjore, të ketë edhe rezultate të dukshme në hetime dhe dënime të rasteve.

Shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve.

“Përsërisim shqetësimin për vonesat në rastet gjyqësore dhe kritikat nga ana e zyrtarëve të Qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale”, thuhet në draft-raport.

Shqetësim shprehet, gjithashtu, për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, posaçërisht pas sulmit të armatosurnë Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntor të vitit 2024.

Raporti kërkon që kryesit e këtyre veprave të dhunshme, të nxirren para drejtësisë.

Aty shprehet keqardhje përse Serbia nuk i ka nxjerrë para drejtësisë “kryesit e sulmit terrorist në Banjskë, përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq”.

Sa i përket gjendjes së mediave, raporti përmend ekzistimin e një mjedisi pluralist dhe nënvizon rolin e Komisionit të Pavarur të Mediave, autonomia e të cilit “duhet të ruhet fuqishëm”.

Në raport kërkohet më shumë transparencë sa i përket pronësisë dhe financimit të mediave, ndërsa shprehet shqetësim serioz për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve.

Dokumenti shpreh, gjithashtu, mbështetje për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përshëndet emërimin e Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për këtë dialog.rel

Pas

Zelensky thotë se Trump ka ngecur në një “hapësirë dezinformimi”

Para

Putin thotë se i vlerëson “lart” bisedimet SHBA-Rusi

Para
Kremlini e pranon: Jemi gati për bisedime paqeje me Ukrainën

Putin thotë se i vlerëson “lart” bisedimet SHBA-Rusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.